Ju keni shpresë dhe një të ardhme

Ju keni shpresë dhe një të ardhme

Jeremia 29:11: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju», thotë Zoti, «mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”

A nuk është ngushëllim të dish se Perëndia ka një plan për jetën tënde? Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, pavarësisht kthesave dhe hapave të gabuar, Perëndia ju ka drejtuar te ky çast. Në fakt, Ai ka qenë duke ju drejtuar te Vetja e Tij. Çështja është se shpresa dhe e ardhmja juaj përfundimtare gjenden tek Ai.

Kjo thjesht tregon se ju mund ta jetoni të gjithë jetën me dhe për Jezusin. Falë Tij dhe falë premtimit të Tij për të mos ju lënë dhe për të mos ju braktisur kurrë, tani ju keni diçka që duhet t’ju bëjë entuziastë.

Është një udhëtim: Një proces i i gjatë sa vetë jeta

Ndoshta po pyesni veten: “Çfarë duhet të bëj tani që e kam pranuar Krishtin?”. Është pyetje mjaft e mirë, ndërkohë hidhni hapin tuaj të parë. Edhe pse sot mund të mos ndjeni ndonjë ndryshim, duhet ta dini që Krishti ka filluar të punojë brenda jush.

Kolosianëve 2:6-7 thotë: “Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse u mësuat, duke tepruar në të me falënderim.”Ato rrënjë lëshohen gjatë rrugës me anë të lutjes, leximit të Fjalës së Perëndisë, Biblës, dhe duke e lejuar Frymën e Shenjtë t’ju prijë dhe t’ju drejtojë.

Fillimi i jetës me Krishtin

Premtimi i Fjalës së Perëndisë dhe fjalët që Jezusi i tha dishepujve të Tij janë këto: “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur dhe për të vrarë e për të shkatërruar; unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” – Gjoni 10:10

Ju jeni thirrur të jetoni një jetë të plotë dhe emocionuese në Krishtin dhe ne duam t’ju ndihmojmë që ta filloni fuqishëm udhëtimin tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon