Nëse nuk mund të mbani mend asgjë tjetër nga ky artikull, kujtoni vetëm se frika nuk është nga Perëndia, por nga Satani. Lexoni 2 Timothy 1:7. Sa herë që ndjeni frikë në jetën tuaj, është një manifestim i mbretërisë së errësirës. Shpesh them në mësimet e mia se frika është “fryma zotëruese”. Është fryma që Satani përdor, kur përpiqet të sundojë mbi njerëzit e Perëndisë dhe t’i pengojë ata të ecin nën udhëheqjen e Zotit të vërtetë, Jezus Krishtit.
Nga se keni frikë?
Shumë njerëz nuk e përmbushin kurrë thirrjen e Perëndisë për jetën e tyre, thjesht sepse çdo ditë që ata përpiqen të ecin përpara, djalli përdor frikën që t’i bëjë të ndalen në vend. A po e përdor ai frikën që t’ju ndalë ju? Satani përdor frikën që të mos i lejojë njerëzit të shijojnë jetën. Frika sjell vuajtje mendore e fizike, sjell ndëshkim sipas 1 Gjonit 4:18, dhe ju sigurisht që nuk do të mundeni që edhe ta shijoni jetën, por edhe të keni frikë njëkohësisht.
Unë dua t’ju inkurajoj që të bëni një inventar në departamentin e frikës. Nga se keni frikë? A ka ndonjë fushë të jetës suaj, ku ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë, për shkak të frikës? Satani gjithmonë do të sjellë frikë kundër nesh në periudha të ndyshme. Ajo është një nga armët e tij më të rënda- jo pistoletë, por top.
Të hedhësh hapin, pavarësisht frikës
Të gjithë ne duhet të mësojmë se si të mos “kemi frikë nga frika”. Djalli sjell frikë, por ne mund të zgjedhim të mos gjunjëzohemi para saj. Davidi tha: “Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti “ (Psalmi 56:3). Unë besoj se ne mund të themi që, kur Perëndia na drejton të hedhim hapin në një fushë, për të bërë diçka të re, apo na drejton drejt një përkushtimi më të madh, edhe mund të ndjejmë frikë (ka mundësi). Sidoqoftë, nëse jemi të sigurt se Perëndia na ka thënë ta bëjmë atë gjë, e vendosim besimin tonë tek Ai dhe ecim përpara.
Mua më duhet ta zbatoj këtë parim në jetën time, gjatë gjithë kohës. Vite më parë, ne kuptuam se vërtet na duhej një zyrë më e madhe. Në të njëjtën kohë, na duheshin edhe më shumë punonjës, gjë që kërkonte më shumë tryeza, kompjutera, telefona, etj. Kishim një zgjedhje. Ishim lutur për rritje, që kështu të mund të ndihmonim më shumë njerëz. Dhe çdo gjë u rrit- porositë për materiale, takimet, telefonatat, letrat, etj. Ishte koha e Perëndisë dhe Ai po lëvizte.
Ne duhet të merrnim një vendim: të rrinim në vend numëro prej frikës, apo të lëviznim me Perëndinë. Nëse nuk do të ishim të gatshëm të merrnim me qera një hapësirë më të madhe dhe të punësonim më shumë njerëz, nuk do të mund të ecnim paralel me rritjen. Mund t’ju them me siguri se frika u përpoq të më ndalte. Dëgjoja gjëra të tilla si: “Joyce, po e tepron ca.” “Kjo është një shumë e madhe parash.” “Po sikur rritja të mos vazhdojë?” Jam e sigurt që e njihni këtë kasetë të regjistruar; ndoshta edhe ju vetë e keni dëgjuar.
Ne sigurisht që nuk duam të lëvizim në mish, apo jashtë kohës së Perëndisë, por kur Perëndia po lëviz, nuk mund të kemi frikë të lëvizim bashkë me Të. Në situatën time, unë duhet të zgjidhja të drejtohesha nga mendja ime, apo të ndiqja udhëheqjen e Frymës Së shenjtë.
Si punon frika
Disa nga llojet më të zakonshme të frikës janë: frika nga mungesat, nga vdekja, nga vetmia, nga njerëzit, nga autoriteti, nga përkushtimi, nga lartësitë, nga mikrobet, nga hapësirat e mbyllura, nga avionët, nga qentë, nga macet, nga dështimi, nga refuzimi, nga talljet dhe madje ndonjëherë, edhe frika nga të qenit tërheqës.
Shkuam në bibliotekë dhe morëm një listë të shkruar të fobive të njohura- ishte katër faqe e gjatë. Madje aty përfshihej edhe fobofobia, që është frika nga të qenit i frikësuar. Duket sikur lista është e pafundme. Dhe kjo gjë më bindi edhe më shumë, se sa e madhe është puna e Satanit në këtë fushë.
Të përballesh me frikën dhe të ecësh përpara
Isaia 41:10 thotë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty.” Unë besoj se Perëndia punon butësisht me ne, për të na nxjerrë nga zgjedha, drejt lirisë. Nëse ju keni pasur frikë nga diçka dhe dëshironi të jeni të lirë, do të vijë koha kur do t’ju duhet të përballeni me frikën tuaj dhe të mos largoheni me vrap prej saj. Thjesht kapni dorën e Jezusit, duke ditur se Ai është me ju, dhe veproni. Nëse keni frikë nga njerëzit me autoritet, do të vijë një kohë kur të përballeni me një figurë autoritare dhe të mos kërruseni nga frika. Perëndia do ta sjellë këtë kohë. Ai do të jetë me ju, por ju duhet të zgjidhni nëse do të ecni përpara, apo do të largoheni me vrap.
Nëse jeni në një nga këto udhëkryqe në jetën tuaj, më lejoni t’ju inkurajoj të ecni përpara. Mos qëndroni në vend të terrorizuar, por kapni dorën e Tij dhe ecni përpara. Mos harroni: frika shkakton vuajtje dhe Perëndia dëshiron t’ju çlirojë nga çdo frikë që keni.