Jetë pa grindje

Joyce Meyer

Jetë pa grindje

Grindja është ajo frymë tmerrësisht e keqe që krijon një atmosferë zemërimi, e cila rri pezull nën sipërfaqe. Ajo ju bën të mjerë dhe shkakton konflikte, debate dhe gjithçka tjetër që i shqetësojnë njerëzit. Mund ta ndjesh në njdhomë kur hyn, por askush nuk dëshiron të përballet me atë që po ndodh në të vërtetë.

Grindja është një kurth që djalli ngre për të shkatërruar martesat, bisneset, madje edhe kishat.

Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë grindjen dhe se sa e rrezikshme është ajo, si edhe të mësojmë se si t’i kundërvihemi asaj.

Dy shkaktarët e grindjes

Shumë gjëra mund të shkaktojnë grindje, por janë dy shkaktarë që Bibla përmend: krenaria dhe xhelozia. Fjalët E urta 28:25 thotë: Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.”.

Tani, nëse vërtet i besoni Perëndisë, unë mund t’ju them se nuk ka përse të jeni ndonjëherë xhelozë për dikë. Nëse besoni se Perëndia ju do dhe ka një plan për jetën tuaj, dhe nëse besoni se koha e Tij është gjithmonë e duhura, nuk ka arsye për të qenë xheloz për asnjë person.

Njerëzit që janë krenarë, lakmitarë dhe asnjëherë nuk kënaqen me atë që kanë, por gjithmonë duan më shumë, nxisin grindje për dy arsye.

1. “Unë e dua këtë, unë e dua atë…”

Dëshirat tuaja mund të shkaktojnë grindje, qofshin ato ngritje në detyrë, diçka materiale, apo edhe një shërbesë. Shumë herë, njerëzit bëjnë “vepra të mishit”, duke u përpjekur që t’i arrijnë gjërat e fuqinë e tyre dhe jo me fuqinë e Perëndisë. Jakobi 4:1 thotë: Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?. A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Kur ju lakmoni atë që kanë të tjerët, dëshirat tuaja mbeten të papërmbushura.

2. “Sikur ta kisha… do të isha i/e lumtur.”

Mendoni për këtë një çast: Sa shpesh jeni të kënaqur? Apo i thoni vazhdimisht Perëndisë” “Sikur ta kisha këtë… do të isha e lumtur.”? Kur njerëzit janë të pakënaqur, kanë tendencën të shkaktojnë probleme. Mendoni se sa e lehtë është të jeni të hidhur e të shkaktoni grindje, kur nuk merrni atë që doni. Mund të bëheni shumë shpejt kritikues ndaj të tjerëve, apo ndaj rrethanave që ju bëjnë të pakënaqur. Kjo tregon një mungesë besimi ndaj kujdesit mbrojtës të Perëndisë për jetën tuaj. Lexoni Psalmin 37:4 NASB.

Dy mënyra për ta mbajtur grindjen jashtë jetës suaj

Mendoni se me kë e kaloni kohën tuaj. Dëshiroj t’ju bëj një pyetje: Çfarë karakteri kanë miqtë tuaj? Mendoni për njerëzit me të cilët hani drekë në punë, ose për ata që i konsideroni miqtë më të afërt. A bëjnë thashetheme? A është qëndrimi i tyre pozitiv, apo negativ, në përgjithësi? Tani, ne nuk duhet të ndahemi prerazi me të gjithë ata që nuk janë të krishterë, sepse ata ndoshta duhet ta shohin dëshminë tonë. Por gjithmonë u them njerëzve: “Sigurohuni që ju po ndikoni në jetën e personave me të cilët kaloni kohë, në vend që të lejoni që ata t’ju infektojnë ju.” Është një ndryshim i madh.

Ruajeni zemrën tuaj. Unë besoj se ju merrni nga ata me të cilët kaloni kohë, apo që u hapni zemrën. Për shembull, kur unë jam me dikë që është negativ, e ruaj zemrën time, sepse nuk mund t’i lë dyert e zemrës krejtësisht të hapura për ata njerëz që janë lakmitarë, xhelozë, kritikues dhe gjykues. Nëse jeni të hapur për këto gjëra, ka gjasa që të merrni edhe ju frymë negative.

Ja cili është thelbi i grindjes

Të qenit krenar, lakmitar dhe xheloz, është  mëkat serioz, në fakt. Nuk do të dëshirosh… është një nga dhjetë Urdhërimet.  (Lexo Exodi 20:1-17.) Dëshira për të pasur atë që kanë njerëzit e tjerë, është kundër vullnetit të Perëndisë për ne. Nuk ka problem të mendoni: “Do të më pëlqente ta kisha atë gjë një ditë.” Por kur keni një qëndrim të keq që lidhet me të, kthehet në diçka shumë të gabuar.

Kur shihni dikë që ka një gjë që ju e dëshironi, është gabim të mendoni se si ta merrni atë që ai ka. Në vend që të bëni këtë, kërkojini Pertëndisë t’ju ndihmojë të jeni të lumtur për atë person. Dhe ndërkohë, mbajeni grindjen larg jetës suaj dhe bëhuni bekim kudo që shkoni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon