A je duke dëgjuar?

A je duke dëgjuar?

Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: «Samuel, Samuel!». Samueli u përgjigj: «Fol, sepse shërbëtori yt të dëgjon». (1 SAMUELIT 3:10)

Vargu i sotëm vjen nga një histori në të cilën Perëndia dëshironte t’i tregonte Samuelit se çfarë kishte planifikuar Ai në një situatë të caktuar. Perëndisë iu desh t’i fliste disa herë përpara se Samueli të dinte se zëri që dëgjonte i përkiste Perëndisë. Kur Samueli i kuptoi se Perëndia po i fliste atij, ai u përgjigj duke thënë: “Të dëgjoj.”

Të dëgjosh zërin e Perëndisë është jetike për të shijuar planet e Tij për jetën tënde, por nëse do ta dëgjosh apo jo është një vendim personal. Askush tjetër nuk mund ta bëjë për ty; ti duhet ta vendosësh vetë. Perëndia dëshiron që ta dëgjosh Atë. Ai nuk do të detyrojë të zgjedhësh vullnetin e Tij, por Ai do të bëjë gjithçka që mundet, për të të inkurajuar ti thuash po Atij.

Perëndia dëshiron që ti të dish se çfarë Ai dëshiron që të bësh, si ndihet Ai për ty dhe cilat janë planet e Tij për jetën tënde. Fjalët e urta 3:7 thotë: “Mos u trego i mençur në sytë e tu”. Me fjalë të tjera, as mos mendon se mund ta drejtosh jetën tënde dhe të bësh një punë të mirë pa ndihmën dhe drejtimin e Perëndisë. Sa më shumë besim të kesh se mund ta dëgjosh zërin e Tij, aq më mirë mund të marrësh udhëzimin dhe drejtimin e Tij.

Vendos sot se Perëndia dëshiron të të flasë, se do të dëgjosh kur Ai të flet dhe se do t’i kushtosh vëmendje të plotë zërit të Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia ka plane për jetën tënde dhe do të tregojë ty çdo gjë që ke nevojë të dish. Mos harro të dëgjosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon