A Mund Të Qeshësh Me Veten?

Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: «Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta». PSALMI 126:2

Një nga gjërat e bukura të të qenit i krishterë është se nuk është e ndërlikuar – në fakt, ne jemi të udhëzuar të përulemi dhe të bëhemi si fëmijë të vegjël. Ndërsa Zoti dëshiron që ne të rritemi në qëndrimin, sjelljen dhe pranimin e përgjegjësisë në Krishtin (Efesianëve 4:15), në të njëjtën kohë Ai dëshiron që ne të jemi fëmijë në varësinë tonë ndaj Tij dhe në dëshirën tonë për të qenë pranë Tij.

Një karakteristikë e një fëmije është se ai argëtohet pavarësisht se çfarë bën. Ai arrin të gjejë një mënyrë për të kaluar një kohë të mirë. Perëndia dëshiron që ne të jemi në të njëjtën mënyrë. Ne mund të mësojmë se si të gëzojmë gjithçka që bëjmë dhe ta shijojmë Atë në çdo kohë. Ne mund dhe duhet t’i duam të gjitha aspektet e jetës, laike dhe të shenjta. Mund të kënaqesh duke qenë në një studim biblik me miqtë dhe mund të kënaqesh duke bërë punët e shtëpisë.

Është e shëndetshme të mësosh të kënaqesh dhe të gjesh humor në jetën tënde të përditshme. Ne madje mund të mësojmë të qeshim me veten. Siç thoshte Art Linkletter, «Njerëzit janë qesharak!» Dhe kjo na përfshin ne.


Qeshni sa më shpesh të mundeni, sepse një zemër e gëzuar ju bën shumë mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon