a ndiheni ndonjëherë tepër të nevojshëm?

a ndiheni ndonjëherë tepër të nevojshëm?

…por me përulësi (mendje e përulur), secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. – Filipianëve 2:3

Filipianëve 2:3 na thotë ta çmojmë tjetrin më shumë se vetveten. Fryma e Shenjtë do që të zhvillojmë një dëshirë që vendos të tjerët dhe nevojat e tyre mbi veten. Megjithatë, kjo lloj jetese mund të bëhet e lodhshme. Le ta pranojmë, të gjithë kalojmë ditë kur nuk duam të dalin nga vetja dhe të ndihmojmë dikë tjetër.

Ndonjëherë ndihem e lodhur të ndihmoj të tjerët ashtu si unë mendoj që kanë nevojë. Herë të tjera duket se gjithë anëtarët e familjes time kanë nevojë për mua, punonjësit e mi, miqtë e mi, të gjithë kanë nevojë për mua në mënyra të ndryshme.

A ndihem ndonjëherë tepër e nevojshme? Po! Dhe nuk ka asgjë të keqe nëse edhe ju ndiheni kështu. Të gjithë rëndohemi kohë pas kohe. Duhet të mbajmë mend që Perëndia na jep hir për të bërë çfarëdo që ai na kërkon.

Kur ndiheni të rënduar duke u përpjekur të përmbushni nevojat e të tjerëve, lexoni Filipianëve 2:3 dhe kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë. Përuleni veten përpara Perëndisë dhe Ai do t’ju fuqizojë të gjendeni aty për njerëzit që po ju kërkon të ndihmoni.

Lutje

Perëndi, unë dua të çmoj të tjerët më shumë se vetveten. Kur jam në vështirësi, në mungesë të dëshirës për të ndihmuar të tjerët dhe ndihem i lodhur, më jep hirin dhe fuqinë tënde të dua dhe të ndihmoj njerëzit për të cilët Ti po më kërkon t’i ndihmoj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon