A po i beson Perëndisë vërtetë?

A po i beson Perëndisë vërtetë?

Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin. (1 KORINTASVE 15:58)

Aftësia për të qenë i palëkundur tregon besimin tek Perëndia. Mendoni për këtë: Nëse do të thoja se, “Po i besoj Perëndisë,” por në fakt qëndroj plot ankth dhe e mërzitur, atëherë nuk jam duke i besuar me të vërtetë Perëndisë. Nëse unë them, “Jam duke i besuar Perëndisë,” por jam e zhytur në depresion dhe dëshpërim, atëherë nuk jam duke i besuar vërtetë Perëndisë. Nëse unë them se po i besoj Perëndisë dhe shqetësohem apo humbas gëzimin tim, atëherë nuk jam duke i be‑ suar vërtetë Perëndisë. Kur ne i besojmë vërtetë Perëndisë, ne jemi në gjendje të hyjmë në prehjen e Tij dhe të lejojmë zemrat tona të qëndrojnë në siguri të plotë, të palëkundura. Armiku nuk do të largohet plotësisht, por ai do të bëhet më shumë një bezdi sesa një problem i madh për ne.

Për sa kohë jemi në tokë, duke bërë më të mirën tonë për të dashur dhe për t’i shërbyer Perëndisë, armiku do jetë vërdallë nesh. Një pjesë e modelit të Perëndisë për rritjen tonë shpirtërore përfshin zhvillimin e muskujve shpirtërorë ndërsa mëso‑ jmë t’i rezistojmë armikut. Apostulli Pal e kuptoi mirë këtë, kështu që nuk u lut që njerëzit të mos kishin probleme kurrë; ai u lut që ata të kishin këmbëngulje, që të ishin të palëkundur dhe të patundur, duke i besuar vërtet Zotit. Perëndia dëshiron që ju të hyni në prehjen e Tij dhe Ai do të punojë në emrin tuaj.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vërtet besoji Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon