Ai mban gjithçka

Ai është përpara të gjithave dhe të gjitha qëndrojnë (lidhen, mbahen) nëpërmjet tij. – Kolosianëve 1:17

Ky është një varg i mrekullueshëm. Na thotë që Jezusi mban GJITHÇKA. E mrekullueshme! Edhe njerëzit që nuk e kuptojnë, po mbahen prej Tij.

Mendoni pak për këtë. Nuk mund të kemi martesa të mira nëse Jezusi nuk po i mban. Nëse Jezusi nuk po zhvillon marrëdhëniet tona personale, atëherë nuk do të jenë aq të mira. Financat tona do të ishin rrëmujë pa Jezusin. Mendjet dhe emocionet tona do të thyeshin pa Të. Gjithçka do të ishte rrëmujë pa Jezusin.

Nëse Jezusi nuk është më i rëndësishmi në jetën tonë, atëherë kemi nevojë të rregullojmë përparësitë tona. Mateu 6:33 na thotë të kërkojmë Perëndinë dhe mbretërinë e Tij së pari sepse nëse nuk kemi gjërat parësore, atëherë gjithçka tjetër do të jetë rrëmujë dhe do të na shkaktojë probleme. Mënyra e Perëndisë për të qënë, bërë dhe kërkuar mbretërinë e Tij është të zbulojmë si Ai do që t’i bëjmë gjërat; si të trajtojmë njerëzit, si të sillemi në situata të ndryshme, si të shpenzojmë paratë, çfarë lloj sjelljeje të kemi dhe cila është zbavitja më e mirë për ne.

Filloni sot duke i dhënë Atij vendin e parë në jetën tuaj. Ai mban gjithçka tuajën…Ai ju krijoi që ta ndiqni. Vendoseni Atë të parin në jetën tuaj.

Lutje

Perëndi, unë jam asgjë pa Ty. Ti më mban…në fakt, Ti mban gjithçka. Je më i rëndësishmi në jetën time dhe të vendos Ty të parin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon