Dhe atij që mund t’ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t’ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim, JUDA 24
Shumë fëmijë që sapo kanë mësuar të notojnë ndjejnë frikë në një pishinë. Nëse nuk mbahen nga një prind ose një i rritur tjetër i besuar, ata ndihen të pasigurte sepse ata kuptojnë që uji është mbi kokat e tyre.
Në momente të ndryshme të jetës sonë, të gjithë ne kemi frikë se po hyjmë në thellësi “mbi kokën tonë” ose mendojmë se jemi “jashtë thellësisë sonë”. Realiteti është se pa Zotin ne jemi gjithmonë në thellësi mbi kokën tonë. Ka vështirësi dhe sfida rreth nesh në jetë. Disa janë të vogla dhe të papërshtatshme; të tjerat janë të mëdha dhe frikësuese. Makina prishet, humbet një punë, vdes një shok ose familjar, ka debat, vjen një raport i keq nga mjeku. Kur ndodhin këto gjëra, është e lehtë të biesh në panik, sepse ndiejmë se jemi duke u mbytur.
Por e vërteta është se ne kurrë nuk kemi pasur vërtet kontroll kur bëhet fjalë për elementët thelbësorë të jetës. Ne kemi qenë gjithmonë të varur nga hiri i Perëndisë për të na çuar përpara. Zoti nuk është kurrë jashtë thellësisë së Tij. Kur ne varemi tek Ai, ne mund të relaksohemi dhe të jemi të qetë, duke e ditur se Ai do të na mbështesë. Ai nuk do të na lërë kurrë.
Ju jeni të sigurte në krahët e Atit tuaj. Edhe kur ndiheni sikur po mbyteni, Ai është duke iu mbajtur me anë të hirit të Tij.