Ankimi Është Mëkat

Ankimi Është Mëkat

Hyni në portat e Tij me falenderim dhe në oborret e Tij me lavde! Jini falenderues dhe bekojeni Atë, lavdërojeni emrin e Tij! – Psalm 100:4

Te Letra drejtuar Efesianëve 4:29, apostulli Pal na udhëzon të mos përdorim asnjë fjalë të keqe. Më parë nuk e kuptoja që kjo përfshinte edhe ankesën. Më pas kuptova se murmuritja dhe ankesa e ndotin jetën tonë.

Thjesht dhe qartë: të ankohesh është mëkat! Ankesa shkakton telashe të mëdha dhe shkatërron gëzimin e personave që i dëgjojnë ato. Duhet të pyesim veten, sa shpejt bëhemi të paduruar dhe fillojmë të ankohemi, kur presim në trafik apo në radhët e gjata në dyqane? Sa të shpejtë jemi për të vënë re dhe dalluar gjithë gabimet e miqve apo familjarëve tanë? Ankohemi për punën tonë, kur duhet të falenderojmë Perëndinë që kemi një punë?

Antidoti më i mirë kundër ankesës është falenderimi. Njerëzit, që janë vërtet falenderues, nuk ankohen. Ata janë shumë të zënë duke qënë mirënjohës për gjithë gjërat e mira që kanë, saqë nuk kanë kohë të vënë re gjërat, për të cilat mund të ankohen.

Bibla na inkurajon të hyjmë në oborret e Perëndisë me lavdërim dhe falenderim. Ne duhet ta kthejmë këtë në një qëllim të përditshëm për të jetuar një jetë me falenderim. Aq sa të mundemi, të jemi pozitivë dhe mirënjohës. Provoni të shkoni në shtrat duke medituar për gjërat që duhet të jeni falenderues. Le të jetë kjo gjëja e parë që bëni në mëngjes. Falenderoni Perëndinë për gjërat e “vogla” ose për ato që i konsideroni tashmë të mirëqëna: për një vend parkimi, që zgjoheni në kohë për të shkuar në punë, për ushqimin në çdo vakt, për familjen tuaj… Mos u dekurajoni, nëse dështoni dhe mos u dorëzoni. Vazhdoni të qëndroni, derisa të keni përftuar zakone të reja dhe të jetoni me një qëndrim mirënjohës. Jini bujar me qëndrimin tuaj. Do të ëmbëlsojë marrëdhënien tuaj me Perëndinë.


Lutje

Perëndi, unë dua të jetoj me një qëndrim mirënjohjeje, duke filluar që tani! Të falenderoj që më do dhe më bekon. Më ndihmo të shoh gjërat pozitive në jetë që të jem falenderues për to.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon