Asgjë Nuk Është E Pamundur

Asgjë Nuk Është E Pamundur

Sepse me Perëndinë asgjë nuk është e pamundur dhe asnjë fjalë nga Perëndia nuk do të jetë pa fuqi apo e pamudur të përmbushet. – Luka 1:37

Njerëzit që mendojnë pozitivisht mund të shohin fuqinë edhe në situatat më të vështira. Ndërsa ata që mendojnë negativisht janë të shpejtë për të nxjerrë në pah problemet dhe kufijtë.

Kjo shkon përtej mendimit tipik të të parit të gotës “gjysmë plot” apo “gjysmë bosh” dhe zgjerohet në bërjen dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimin pozitiv apo negativ.

E keni vënë re ndonjëherë se si mendimi negativ i nxjerr gjërat jashtë raporti? Problemet fillojnë të duken më të mëdha dhe shumë më të vështira se ç’janë në të vërtetë.

Ndonjëherë, një problem mund të duket i pamundur…në të natyrshmen. Dhe një mendësi negative harron që asgjë nuk është e pamundur për Perëndinë.

Të meditosh në Fjalën e Perëndisë të çliron nga negativiteti dhe të ndihmon të ripërqendrohesh te fakti se kush është Perëndia. Një mendësi pozitive bazuar në Fjalën e Perëndisë e di që asgjë nuk është përtej Perëndisë. Ai është gjithmonë i pranishëm.

Unë e kam stërvitur trurin tim t’i besojë Perëndisë dhe Fjalës së Tij dhe kam përjetuar fuqinë që është tek unë përmes Perëndisë, kur i kam besuar Atij më shumë sesa rrethanave të mia. Ne kemi nevojë të mbajmë mend që asgjë nuk është e pamundur me Perëndinë.


Lutje

Zot, është e qartë që unë nuk kam asgjë për të fituar nga një mendësi e “gotës gjysmë bosh”. Edhe pse në situata të pamundura, unë e di që Ti je aty. Unë zgjedh të shikoj anën pozitive të gjërave, ndërsa jetoj në Fjalën Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon