Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. FILIPIANËVE 2:4
Një problem i madh mes besimtarëve sot është egoizmi dhe përqendrimi tek vetja. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, ne mund të bëhemi aq të zhytur në vetvete sa ne kurrë nuk do ta dimë gëzimin e vërtetë të harrimit të vetes dhe t’i shërbejmë Perëndisë duke ndihmuar të tjerët. Kur arrijmë të tjerët, Perëndia na arrin neve dhe kujdeset për nevojat tona. Çfarë ne bëjmë të mundur për dikë, Perëndia do e bëjë për ne.
Është e lehtë të gjykosh dhe të kritikosh njerëz të tjerë, por Perëndia do që ne ti duam ata. Ai do që ne tu tregojmë atyre të njëjtën mëshirë që Ai na ka treguar ne. Mëshira triumfon mbi gjykimin sipas Fjalës së Perëndisë, kështu që le të jemi të zënë duke qenë bekim dhe gëzimi ynë do të rritet.
Është e pamundur të jeni egoist dhe i lumtur në të njëjtën kohë. Gëzimi vjen vetëm duke ju zgjatur të tjerëve me dashurinë e Perëndisë. Sa më shumë egocentrik të jemi, aq të mjerë do të jemi. Kam shpenzuar shumë vite të jetës sime e pakënaqur thjesht sepse nuk po bëja asgjë për askënd. Më në fund mësova se Perëndia nuk na krijoi për t’u “arritur” por për “të arritur të tjerë”. Kur ju i shërbeni të tjerëve , Perëndia do t’ju arrijë dhe do të plotësojë nevojat tuaja.
Kërkojini Perëndisë t’ju tregojë kë mund të ndihmoni dhe bekoni sot.