Ati Yt Dëshiron Të Flasë Me Ty

Ati Yt Dëshiron Të Flasë Me Ty

Sepse ju nuk keni marrë një frymë skllavërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë [ Frymën që prodhon birërinë], me anë të së cilës ne thërrasim: «Aba, o Atë!». (ROMAKËVE 8:15)

Fryma e Shenjtë është Fryma e Birërimit. Kjo do të thotë se me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë ne jemi pjesë e familjes së Perëndisë. Ne ishim dikur mëkatarë duke i shërbyer djallit, por Perëndia na shpengoi, na bleu me gjakun e Birit të Tij dhe na quan bijtë dhe bijat e Tij të dashur.

Birësimi është i mahnitshëm! Dikush që dëshiron një fëmijë e zgjedh qëllimisht një dhe e merr si të vetin për ta dashur dhe kujdesur. Në disa raste, kjo mund të jetë edhe më mirë se të lindësh në një familje, sepse kur fëmijët lindin në një familje, ata nuk janë gjithmonë të dashur. Ndonjëherë lindja e tyre rezulton një nga zgjedhjet për të cilat prindërit pendohen. Por kur fëmijët birësohen, ata janë të dashur, zgjidhen në mënyrë specifike dhe zgjidhen me qëllim.

Kur ne zgjedhim të vendosim besimin tonë tek Jezus Krishti, lindja e re na sjell ne në familjen e Perëndisë. Ne bëhemi trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkë-trashëgimtarë me Krishtin ( shihni Romakëve 8:16-17). Ai na trajton ne si një At i dashur, i përsosur. Një baba i mirë nuk hesht ndaj fëmijëve të tij. Ai bën shumë gjëra për to, siç bën Perëndia për ne, u flet atyre duke u treguar se sa shumë i do, duke i udhëzuar ata, paralajmëruar, miratuar, dhe inkurajuar. Ti i përket Perëndisë. Ai të ka birësuar ty dhe tani është Ati yt. Ai dëshiron të flasë me ty sot. Nëse ke patur përvoja të dhimbshme duke që i/e refuzuar ose i/e braktisur nga prindërit natyrorë, më lejo të të kujtoj që Perëndia të ka birësuar dhe ti je fëmija i Tij. (shih Psalmi 27:10)


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia mendon se ti je i veçantë. Ai të ka zgjedhur të jesh fëmija i Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon