Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej’’. Mateu 16:19
Duke qenë se ne nuk jemi vetëm krijesa fizike por dhe qenie frymërore, ne jemi në gjendje të qëndrojmë në sferën fizike dhe të ndikojmë sferën frymërore. Ky është një privilegj dhe avantazh. Ne mund të shkojmë në sferën frymërore përmes lutjes dhe të sjellim veprim që do të ndikojë në ndryshimin e një situate. “ Perëndia është Frymë…” ( Gjoni4:24), dhe çdo përgjigje që kemi nevojë për çdo situatë gjendet në Të.
Jezusi i tha Pjetrit se Ai do t’i jepte atij çelësat e mbretërisë së qiejve. Të gjithë çelësat hapin dyer, dhe unë besoj se ato çelësa ( të paktën pjesërisht) mund të përfaqësojnë llojet e ndryshme të lutjes. Jezusi vazhdoi të mësonte Pjetrin për fuqinë e lidhjes dhe zgjidhjes, që vepron në të njëjtin parim frymëror.
Fuqia e lidhjes dhe zgjidhjes ushtrohet në lutje. Kur ti dhe unë lutemi për çlirimin nga një skllavëri në jetën tonë ose në jetën e dikujt tjetër, ne jemi duke lidhur atë problem dhe duke zgjidhur përgjigjen. Akti i lutjes lidh të keqen dhe zgjidh të mirën.
Jezusi na ka dhënë pushtet dhe autoritet për të përdorur çelësat e mbretërisë për të realizuar vullnetin e Perëndisë në tokë