Autoriteti Shpirtëror

Autoriteti Shpirtëror

Dëgjoni udhëheqësit tuaj dhe bindjuni [pranoni vazhdimisht autoritetin e tyre mbi ju], sepse ata rrinë syhapur mbi shpirtrat tuaj, si ata që duhet të japin llogari [të besimit të tyre]; [ bëni pjesën tuaj]që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psherëtima, sepse kjo nuk do t’ju sillte dobi [as juve]. (HEBRENJVE 13:17)

Shoqëria jonë moderne është absolutisht e mbushur me rebelim, dhe rebelimi na mban neve larg dëgjimit nga Perëndia. Unë kam vëzhguar që shumë, shumë njerëzit kanë probleme në lidhje me autoritetin. Kjo është e vërtetë në martesa, familje, shkolla, biznese, veprimtari, dhe në të gjithë kulturën tonë. Nënshtrimi ndaj autoritetit shpirtëror është praktikisht jo ekzistent.

Shpesh kur një pastor përpiqet të sjellë një lloj korrigjimi, njerëzit janë të prirur të zemërohen dhe dëshirojnë të lënë kishën dhe kjo nuk është e drejtë. Pali i korrigjonte shpesh njerëzit. Kjo ishte pjesë e punës së tij si një udhëheqës shpirtëror dhe kjo mbetet përgjegjësi për drejtuesit shpirtëror sot. Pali tha: “Jo se kemi pushtet mbi besimin tuaj, por jemi bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj, sepse ju qëndroni në besim.” ( 2 Korintasve 1:24). Nëse ne do ta kuptojmë dhe besojmë që autoriteti shpirtëror ekziston për të nxitur gëzimin tonë, ne do ta rrokim atë dhe kështu gëzimi ynë do të rritet dhe po ashtu do të rritet aftësia jonë për të dëgjuar zërin e Perëndisë.

Fryma e rebelimet që vepron sot në botë është fryma e antikrishtit sipas 2 Thesalonikasve 2:7-8, ajo që nuk i nënshtrohet askujt. Njerëzit sot thonë se kërkojnë të drejtat e tyre, por në realitet shpesh janë duke i rezistuar çdo autoriteti.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nënshtrojuni autoritetit si një shërbesë ndaj Zotit, dhe Ai do të t’ju bekojë dhe do t’ju japë sukses.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon