Bëj Më Të Mirën dhe Lëre Perëndinë Të Bëjë Pjesën Tjetër

Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam. FILIPIANËVE 4:11

Ne funksionojmë më mirë kur kemi një mendje të qetë dhe të ekuilibruar. Kur mendja jonë është e qetë, pa frikë, pa shqetësim ose mundim. Kur mendja jonë është e balancuar mirë, ne jemi në gjendje të shohim situatën mirë dhe të vendosim çfarë të bëjmë ose të mos bëjmë.

Shumica prej nesh hyjnë në telashe kur jemi të pabalancuar. Ose kalojmë në gjendje pasive ku nuk bëjmë asgjë, presim Perëndinë të bëjë gjithçka për ne, ose ne bëhemi hiperaktivë, veprojmë shumicën e kohës në mish. Sa më pranë Perëndisë të jemi, aq më të ekuilibruar bëhemi. Ne jemi në gjendje të përballojmë çdo situatë të jetës dhe të themi: “Unë do të bëj gjithçka që Perëndia me drejton të bëj, por unë i besoj Atij për pjesën tjetër.”

Është e kotë të vazhdosh të provosh gjëra që nuk funksionojnë. Prisni në Perëndinë dhe jini të bindur ndaj Tij dhe kuptoni që koha e Tij është e përsosur në jetën tuaj. Edhe nëse Perëndia duket se nuk po bën asgjë për situatën tuaj, mos u trembni. Për sa kohë i besoni Perëndisë, Ai është duke punuar dhe ju t’i shikoni rezultatet në kohën e duhur.


Kur ne të kemi bërë çfarë Perëndia na kërkon të bëjmë, ne mund t’i besojmë Atij për pjesën tjetër.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon