
Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni çfarëdo që unë ju urdhëroj. (GJONI 15:14)
Në vargun e sotëm, Jezusi na thotë që jemi miqtë e Tij nëse i bindemi Atij. Në vargun pasues, Ai thotë se Ai nuk na quan me shërbëtorë, por miqtë e Tij. Qartësisht, Ai dëshiron një marrëdhënie personale me ne dhe Ai dëshiron ta bëjmë personal Atë. Ai e provon këtë me faktin që Ai jeton në ne. Sa më personal mundet dikush të bëhet përveç se të jetojë brenda një personi tjetër?
Nëse Perëndia dëshironte një marrëdhënie në distancë, marrëdhënie biznesi, marrëdhënie profesionale me ne, Ai do të jetonte larg nesh. Ai mund të na vizitonte me raste, por Ai sigurisht nuk do të vinte të bënte qëndrimin e përhershëm në të njëjtën shtëpi me ne.
Kur Jezusi vdiq në kryq, Ai hapi një rrugë për ne që ta kemi personal Perëndinë e plotfuqishëm. Çfarë mendimi madhështor! Thjesht mendoni për këtë: Perëndia është miku ynë personal!
Nëse njohim dikë të rëndësishëm, ne duam të kemi mundësinë të themi: “ Oh, po, ai person është një miku im. Unë shkoj në shtëpinë e tij gjithmonë. Ne e vizitojmë njëri-tjetrin shpesh.” Ne mund të themi të njëjtën gjë për Perëndinë nëse bëjmë pjesën tonë të miqësisë me Të, e dëgjojmë zërin e Tij dhe i bindemi asaj që Ai thotë, dhe qëndrojmë në prezencën e Tij çdo ditë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti mund të kesh marrëdhënie personale me Perëndinë; Ai është miku yt.