Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë 1 GJONI 3:17-18
Mënyra më e shpejtë për të qenë i bekuar është të vendosim të jemi një bekim për të tjerët. Kur ne zgjedhim të kemi një zemër bujare që prek nevojat e atyre që janë rrotull jush, Perëndia derdh furnizimin e tij në jetën tuaj. Një person që është një lum bekimesh nuk thahet kurrë.
Diçka e thellë në zemrën e çdo besimtari dëshiron të ndihmojë të tjerët. Megjithatë, egoizmi mund të na bëjë aq agresivë ndaj dëshirave tona, saqë bëhemi të pavëmendshëm ndaj nevojave që na rrethojnë.
Njerëzit lëngojnë kudo. Disa janë të varfër, të tjerë janë të sëmurë ose të vetmuar. Të tjerë janë emocionalisht të plagosur ose kanë nevoja frymërore. Një akt i thjeshtë mirësie ndaj një personi të lënduar mund ta bëjë atë individ të ndihet i dashur dhe i çmuar.
Njerëzit mund të ngecin në kurthin e përpjekjeve për të patur gjithmonë e më shumë. Beteja shpesh prodhon pak ose aspak rezultat. Me ndihmën e Perëndisë, ne mund të përpiqemi të shkëlqejmë në dhënie. Nëse e bëjmë këtë, ne do shohim se Perëndia sigurohet që ne të kemi mjaftueshëm për nevojat tona plus shumë për të dhënë.
Nuk ka bekim më të madh se sa të japësh për të tjerët në nevojë.