Bekoni, Mos Mallkoni

Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni. ROMAKËVE 12:14

Perëndia në Fjalën e Tij na udhëzon t’i falim të tjerët dhe më pas t’i bekojmë ata. Tek Romakëve 12:14, fjala bekoj do të thotë “të flasësh mirë për.” Është t’u japësh mëshirë njerëzve që nuk e meritojnë domosdoshmërisht. Dhe ne duhet të lutemi që ata të bekohen. Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë që t’u sjellë atyre të vërtetën dhe zbulesën për çdo ndryshim që duhet bërë në qëndrimin dhe sjelljen e tyre dhe t’i ndihmojë ata të vijnë në një vend pendimi që të mund të çlirohen nga mëkatet e tyre.

Hakmarrja thotë: “Ti më keqtrajtove mua, prandaj unë do të keqtrajtoj ty.” Mëshira thotë: “Ti më keqtrajtove mua, unë do të të fal ty, restauroj dhe trajtoj sikur të mos më kesh lënduar kurrë.” Çfarë bekimi është të jesh në gjendje të japësh dhe të marrësh mëshirë. Jep mëshirë dhe do të marrësh mëshirë.

Mëshira është një atribut i Perëndisë që shihet tek mënyra se si Ai e trajton popullin e Tij. Mëshira vjen pranë nesh kur ne meritojmë të dëbohemi. Mëshira është e mirë me ne kur ne meritojmë gjykimin. Mëshira na pranon dhe na bekon kur ne meritojmë të jemi totalisht të refuzuar. Mëshira kupton dobësitë tona dhe nuk na gjykon ne.

Kur ne e vlerësojmë mëshirën që Perëndia ka shfaqur ndaj nesh, ne do të jemi të shpejtë të japim të njëjtën mëshirë për të tjerët.


Fuqia e faljes nuk do të funksionojë kurrë nëse themi se falim, por më pas kthehemi dhe mallkojmë shkelësin me gjuhë ose përsërisim ofendimin me të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon