
Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. JAKOBIT 1:22
Një pjesë e rëndësishme e të jetuarit në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë është të mësuarit për t’u bërë bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues. Nëse ne lexojmë dhe dëgjojmë fjalën, por neglizhojmë të ndjekim udhëzimet që na jep, ne do të jetojmë larg të mirës që Perëndia ka për jetën tonë.
Është e vërteta e Fjalës së Perëndisë, dhe vetëm ajo e vërtetë, që do të na bëjë të lirë. Në mënyrë që në ajo e vërtetë të veprojë në jetët tona, është e nevojshme që ne ta vëmë praktikë. Bindja ndaj Fjalës së Tij është ajo që sjell paqe, gëzim, dhe një jetë që është e bekuar në shumë mënyra.
Përfundimi është ky: Zoti është Ndihmësi juaj. Ai është Shëruesi juaj. Ai ka një plan të personalizuar posaçërisht për jetën tuaj në Fjalën e Tij. Sa më shumë që ju lexoni, studioni, dhe i bindeni Fjalës së Tij, aq më shumë mund të mësoni se cili është ai plan dhe pastaj ta vini në zbatim një e nga një. Ti bindeni Fjalës kërkon qëndrueshmëri dhe vendosmëri, është një proces i përditshëm. Sa më shumë studioni Fjalën e Perëndisë, aq më shumë mësoni ta doni. Diçka e mrekullueshme ndodh kur ju zbuloni instruksionet dhe premtimet e Perëndisë të gjetura në Fjalën e Tij. Gjithmonë do të dëshironi të ktheheni për më shumë!
Ju do të ecni në fitore nëse vendosni të bëni atë çfarë Perëndia thotë.