Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam. Filipianëve 4:11
Bibla na mëson të jemi të kënaqur pavarësisht rrethanave tona (Hebrenjve 13:5). Nuk duhet të mërzitemi për asgjë, pavarësisht se çfarë po ndodh. Në vend të kësaj, ne mund të lutemi dhe t’ia themi Perëndisë nevojën tonë. Ndërsa po presim që Ai të lëvizë, ne mund të jemi mirënjohës për gjithçka që Perëndia ka bërë për ne tashmë (Filipianëve 4:6).
Unë kam zbuluar që sekreti i të qenit i kënaqur është t’i kërkojmë Perëndisë çfarë ne dëshirojmë, duke e ditur se nëse është diçka e drejtë, Ai do ta sjellë në kohën e duhur. Dhe nëse nuk është e drejtë, Ai do të bëjë diçka më të mirë se sa ajo që kemi kërkuar.
Është e rëndësishme që të mësojmë t’i besojmë Perëndisë plotësisht nëse dëshirojmë të gëzojmë një jetë të paqtë. Ne kemi mundësinë të meditojmë për atë që Perëndia ka bërë në jetën tonë në vend të asaj që ne ende presim që Ai të bëjë.
Perëndia të do ty. Ai është një Perëndi i mirë I cili dëshiron të jetë gjithnjë e më pranë teje. Kënaqu duke e ditur se Ai është rruga e përsosur, dhe Ai sjell një shpërblim të madh për ata që i besojnë Atij. (Hebrenjve 10:35)
Perëndia punon në fshehtësi, në prapaskenë, edhe kur duket sikur asgjë nuk do të ndryshojë kurrë.