Besimi Është Kundërhelmi

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 TIMOTEUT 1:7

Nëse jeni duke u përballur me dyshimin, shqetësimin, ankthin apo frikën në ndonjë fushë të jetës tuaj sot, besimi është kundërhelmi.

Mendoni për këtë në këtë mënyrë: Nëse ju ose unë gëlltisim një lloj helmi, do të na duhej një kundërhelm menjëherë. E njëjta gjë është e vërtetë kur kemi të bëjmë me helmet toksike të dyshimit, shqetësimit, ankthit dhe frikës. Duhet të merret një kundërhelm—dhe ai kundërhelm është besimi.

Kur këta grabitës të gëzimit vijnë duke trokitur në derën tonë, ne mund të përgjigjemi me besim, duke e ditur se besimi ynë te Zoti e mund armikun dhe do të na afrojë më pranë Tij dhe do të na lejojë të pushojmë dhe të gjejmë siguri tek Ai.

Jakobit 1:5–7 na thotë se kur e gjejmë veten në nevojë për diçka, ne mund të lutemi me besim dhe Perëndia do të përgjigjet pa parë gabimet. Kjo është e thjeshtë, por shumë e rëndësishme. Edhe nëse nuk kemi qenë të përsosur në mënyrat tona, gjithçka që duhet të bëjmë është t’i kërkojmë Perëndisë me besim dhe Ai do të na ndihmojë!


Vendosni besimin tuaj në Zotin. Ai ka fuqinë për t’ju çliruar dhe për ta vendosur jetën tuaj në një drejtim plotësisht të ri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon