
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç’ka zemra qet goja. MATEU 12:34
Personi që qëndron pranë Perëndisë mendon pozitivisht, ka mendime që lartësojnë, ndërtojnë të tjerët, po ashtu edhe veten dhe rrethanat e tij. Ju i nxisni të tjerët me fjalët tuaja vetëm pasi të keni patur mendime pozitive për ta së pari. Kujtoni që ç’ka zemra qet goja ( Mateu 12:34). Mendimet dhe fjalët janë kontejnerë ose armë që mbajnë fuqi për të ndërtuar ose shkatërruar (Fjalët e Urta 18:21). Ja pse është kaq e
rëndësishme të kemi qëllimisht “mendime dashurie”.
Unë ju inkurajoj të keni mendime dashurie kundrejt të tjerëve. Flisni fjalë inkurajimi. Ejani përkrah tyre dhe nxitini të vazhdojnë përpara në jetën e tyre frymërore. Flisni fjalë që i bëjnë të tjerët të ndihen më mirë dhe që i inkurajojnë dhe forcojnë ata.
Kushdo ka mjaft probleme tashmë. Ne nuk kemi nevojë t’u shtojmë asgjë telasheve të tyre duke i ulur poshtë. Ne mund të ndërtojmë njëri- tjetrin në dashuri (1Thesalonikasve 5:11). Dashuria gjithmonë beson më të mirën e kujtdo. ( 1 Korintasve 13:7)
Ne jetojmë në bindjen ndaj Fjalës së Perëndisë kur mendimet, veprimet dhe qëndrimet tona janë në përputhje me çfarë thotë ajo.