Beso

Beso

Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ‘’Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.’’ Gjoni 6:29

Fëmijët e vegjël zakonisht automatikisht besojnë çfarë prindërit e tyre i thonë atyre, dhe kështu dëshiron Perëndia që ne të jemi me Të. Ai dëshiron që ne të besojmë atë që Ai thotë në Fjalën e Tij! Të Krishterët shpesh referohen si “besimtarë”, dhe besimtarët duhet të besojnë!

A je ti një besimtar që beson, apo një besimtar plot dyshime? Besimi i thjeshtë si i një fëmije prodhon shumë fryt të mirë. Për shembull, gëzimi dhe paqja gjenden tek besimi (Romakët 15:13). Dyshimi, arsyetimi, shqetësimi dhe frika prodhojnë të gjitha llojet e mundimeve, por të gjitha këto mund të shmangen duke marrë një vendim për t’i besuar Fjalës së Perëndisë. Besoni se diçka e mirë do t’ju ndodhë. Besoni që kur pendoheni, mëkatet tuaja janë të falura plotësisht. Besoni që Perëndia dëshiron të prekë të gjitha nevojat tuaja, që Ai ju do ju dhe është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë.

Kur ne besojmë, mund të hyjmë në prehjen e Perëndisë dhe të shijojmë në të vërtete çdo ditë të jetës tonë. Ne mund ta jetojmë jetën has pas hapi dhe të besojmë që e ardhmja jonë është e sigurte në Perëndinë.


Nëse do të dyshosh për çdo gjë, dysho dyshimet e tua!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon