besojini Perëndisë dhe bëni të mirë

besojini Perëndisë dhe bëni të mirë

Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3

Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë ato që mendojnë se janë të rëndësishme, duke mos i besuar asnjëherë Perëndisë apo ta lejojnë t’i udhëheqë. Në fund, përfundojnë të dëshpëruar dhe të papërmbushur.

Pslami 37:3 na thotë ki besim te Zoti dhe bëj të mirën… Perëndia nuk na krijoi të jemi egoistë apo të përqëndruar për të ndihmuar vetëm veten gjithë kohën. Ai do që ne të mbjellim farën e mirë duke ndihmuar të tjerët. Duke bërë të mirën gjejmë kënaqësi të madhe sepse ndihemi mirë të bëjmë një ndryshim për të tjerët. Gjithashtu hap derën që Perëndia t’ju bekojë edhe më shumë.

Besojini Perëndisë që do të sjellë bekimet e duhura në jetën tuaj. Ndërsa po prisni për kohën e tij të përsosur, zini kohën tuaj duke ndihmuar të tjerët. Do të ndiheni të çliruar kur nuk po mendoni për veten gjithë kohën.

Ndërsa e zini kohën tuaj duke bërë gjërat e mira që dini të bëni, Perëndia do t’ju bekojë me besnikëri dhe do të përmbushë nevojat tuaja.

Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jem egoist, i përqëndruar tek vetja. Unë besoj që Ti do të sjellësh bekimet e duhura në jetën time ndërsa unë jam i zënë duke bërë të mirën për të bekuar të tjerët dhe të ndihmoj ata që Ti më drejton të dua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon