Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë atë. HEBRENJVE 11:6
Një zemër pozitive dhe plot besim është një nga qëndrimet e zemrës që është absolutisht jetike në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Mund të duket për të qeshur, meqë quhemi besimtarë. Është e thjeshtë të supozosh që të gjithë besimtarët besojnë, por kam vënë re që ka shumë ‘besimtarë mosbesues’ me qëllime të mira. Unë rrëshqas herë pas here në atë gjendje.
Tek Mateu 8:13, Jezusi thotë u bëftë ashtu si besove. A nuk është ky një mendim i fuqishëm? Është e mrekullueshme sa shumë Perëndia do të bëjë në jetët tona nëse ne thjesht besojmë se Ai mundet…dhe Ai do e bëj. Të besosh është një zgjedhje që ne e bëjmë, dhe sa herë ne ndalojmë së besuari ne humbasim paqen dhe gëzimin tonë. Krijoni një zakon të ri të të zgjuarit çdo mëngjes dhe thoni: “Unë besoj, unë besoj, unë besoj. Me ndihmën e Perëndisë, besoj se unë mund të bëj çfarëdo Ai ka vendosur përpara meje.”
Kur ju jeni të tunduar të dyshoni, vetëm kujtojini vetes suaj që ju jeni besimtarë, dhe besimtarët gjithmonë besojnë! Të besoni e kënaq Perëndinë dhe çliron përmbushjen e premtimeve të Tij në jetën tuaj.
Kur ju humbisni gëzimin dhe paqen, kontrolloni besimin tuaj!