Në qoftë se ju duroni ndreqjen [korrigjimin], Perëndia sillet me ju si me bij; sepse cili është ai bir të cilin s’e ndreq i ati? (HEBRENJVE 12:7)
Nëse ne dëshirojmë të udhëhiqemi nga Fryma e Perëndisë, duhet të jemi të gatshëm të rritemi dhe të bëhemi bij dhe bija të pjekur të Perëndisë. Ne nuk duhet të lejojmë dëshirat tona njerëzore, orekset tona natyrore, djallin, miqtë tanë, emocionet tona ose thjesht mendimet tona, që të na udhëheqin neve. Ne shohim vetëm tek Fryma e Perëndisë për udhëheqje dhe drejtim.
Sa më shumë që e njohim Fjalë e Perëndisë, aq më shumë ne kuptojmë që Ai nuk do të na drejtojë në rrugë të gabuar ose në gjëra që nuk janë të mira për ne. Edhe ato gjëra që në fillim mund të duken të parehatshme, në fund do të kthehen në bekime të mëdha për jetët tona, nëse ne thjesht ndjekim udhëheqjen e Frymës së Shenjtë. Të mësojmë si ta ndjekim Zotin është pjesë e rritjes tonë shpirtërore.
Bibla ndonjëherë na referohet neve si “fëmijë të Perëndisë” dhe ndonjëherë si “bij të Perëndisë”. Megjithëse të gjithë janë të dashur njësoj, bijtë dhe bijat e pjekur gëzojnë liri, privilegje dhe përgjegjësi për të cilat fëmijët ende nuk janë të rritur mjaftueshëm që t’i kenë.
Ne vijmë në Mbretërinë e Perëndisë si foshnja; kalojmë një kohë kur jemi fëmijë; dhe më pas mësojmë se si të sillemi si bij e bija të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me Krishtin. Perëndia dëshiron të bëjë gjëra të mrekullueshme për ne, por ne duhet të rritemi në Të në mënyrë që ti marrim ato. Unë ju inkurajoj të bëni çdo gjë që mundeni për të arritur pjekurinë frymërore. Fillo që sot t’i kërkosh Perëndisë të të ndihmojë në këtë proces.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jini të gatshëm të rriteni në maturi në Perëndinë.