Blerë Nga Gjaku I Jezusit

Blerë nga Gjaku i Jezusit

Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij, Efesianëve 1:7

Thuaja vetes me zë të lartë, “Unë jam blerë dhe pastruar nga mëkati me një çmim; blerë me një vlerë të çmuar; dhe i përkas Perëndisë .”
Ju jeni çliruar nga mëkati dhe e gjithë “vdekja” që ai sjell. Shqetësimi, ankthi, dhe frika janë format e vdekjes. Grindjet, hidhërimi, indinjomi dhe mosfalja janë format e vdekjes. Gjaku i Jezusit është antidoti i vetëm për vdekjen.

Gjaku i Jezusit është i çmuar përpara Atit dhe duhet të jetë i çmuar për ne. Një gjë e çmuar është diçka që ne e mbrojmë, diçka me të cilën jemi të kujdesshëm, dhe diçka prej së cilës nuk duam të ndahemi. Gjaku i Jezusit është i çmuar dhe na lejon ne të jemi pranë Atit tonë qiellor. Sakrifica e Tij e largoi velin që ndante njeriun me Perëndinë, dhe tani ne kemi hyrje të lirë d he mundësi për të qenë më pranë dhe në intimitet me Perëndinë ( Hebrenjve 10:18-22).

Gjaku i Jezusit na pastron nga mëkati dhe do të na pastrojë vazhdimisht (1 Gjoni 1:9). Gjaku i tij është si një agjent pastrimi i fuqishëm. Ashtu si gjaku ynë punon për të mbajtur trupat tanë pastër nga çdo lloj helmi, gjaku i Jezusit vazhdimisht na pastron nga mëkati në të gjitha format dhe manifestimet e tij.


Kini besim në fuqinë e gjakut të Jezusit që ju mban vazhdimisht të pastruar nga mëkati në të gjitha format dhe manifestimet e tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon