Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. GJONI 15:5
Unë kam qenë një person shumë i pavarur, dhe Perëndia filloi të më fliste me Gjonin 15:5 në ecjen time të hershme me të. Kur ne vijmë në fuqinë e Perëndisë ne do të përjetojmë vartësinë e plotë tek Ai. Besimi përfshin mbështetjen e plotë tek Perëndia, duke i besuar fuqisë së Tij, urtësisë dhe mirësisë.
Ne duhet të qëndrojmë, të mbështetemi dhe të varemi plotësisht tek Ai, duke e hequr të gjithë barrën nga vetja dhe duke i lënë të gjitha tek Ai. Pa ndihmën e Zotit, ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në jetën tonë. Ne nuk mund të ndryshojmë veten, bashkëshortin, familjen tonë, apo rrethanat tona. Vërtetë, pa Të ne nuk mund të bëjmë asgjë.
Ne humbasim paqen dhe gëzimin kur ne nuk e lëmë Perëndinë të jetë Perëndi. Ne përpiqemi të kuptojmë gjëra që nuk kemi punë as t’i prekim me mendjen tonë. Asgjë nuk është shumë e vështirë apo shumë e mrekullueshme për Zotin, por shumë gjëra janë shumë të vështira për ne. Me ndihmën dhe udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, ne mund të rritemi në vendin ku pushojmë në të vërtetën se ne njohim Atë që i di të gjitha përgjigjet, edhe kur nuk i dimë dhe mund t’i besojmë Atij!
Është kaq çliruese të themi: “Zot, unë nuk e di se çfarë të bëj, edhe nëse do ta dija, nuk do të mund ta bëja. Por sytë e mi janë tek Ti. Unë do të pres dhe do të shoh zgjidhjen tënde.”