Burimi i Vërtetë i Sigurisë

Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, FILIPIANËVE 3:3

Çelësi më i rëndësishëm për t’u bërë frymërisht të fortë dhe më të sigurt është të zbulojmë burimin e vërtetë të sigurisë.

Në çfarë e vendosni sigurinë tuaj sot? A është niveli yt arsimor, grupi social, shuma e parave që ke, pozita që ke në punë – apo është e rrënjosur tek Perëndia? Kjo pyetje duhet të zgjidhet për çdo besimtar që dëshiron t’i afrohet Perëndisë më shumë çdo ditë.

Nëse ne vendosim të gjithë sigurinë në arsimimin tonë, pamjen tonë, pozitën tonë, dhuntitë, talentet tona, ose në mendimet e njerëzve të tjerë, ne do të përfundojmë të zhgënjyer dhe të mjerë për shkak të pasigurisë që do të kemi. Ati ynë qiellor është duke na thënë: “ Megjithëse njerëzit dhe gjërat mund t’ju dështojnë përfundimisht, unë kurrë nuk do ta bëj. Mund ta vendosni të gjithë besimin dhe sigurinë tuaj tek Unë.”

Unë ju inkurajoj të vini tek vendi ku siguria juaj nuk është në mish dhe as në gjërat e kësaj bote, por në Krishtin Jezus. Ai është i Vetmi që do t’ju forcojë, gjithmonë do jetë pranë jush, dhe kurrë nuk do t’ju lërë.


Sinqerisht vlerësoni se ku është siguria juaj dhe nëse është në ndonjë gjë tjetër veç Perëndisë, pendohuni ( ndryshoni mendjen për mirë) dhe jini gati t’i bëni gjërat ndryshe.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon