Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. GJONI 1:16
Ju dhe unë mund të jetojmë me fitore sot, sepse Fryma e Shenjtë po fuqizon jetën tonë dhe po na mëson të lutemi. Ai na ndihmon t’i kërkojmë Perëndisë atë që kemi nevojë në vend që të përpiqemi t’i bëjmë gjërat të ndodhin vetë.
Fryma e Shenjtë është Ai që sjell çdo dhuratë të mirë në jetën tuaj, gjithçka që ju nevojitet. Rolet e tij të shumta si Ngushëllues, Këshilltar, Ndihmës, Ndërmjetësues, Mbrojtës, Forcues dhe Zëvendësues mund të përmblidhen duke thënë se qëllimi i Tij është të na afrohet sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëjë që jeta jonë të funksionojë për lavdinë e Perëndisë.
Perëndia është i interesuar për çdo detaj të jetës suaj. Ai dëshiron të ndihmojë me gjithçka në jetën tuaj. Ai qëndron pranë nesh në çdo kohë duke pritur mundësinë e parë të disponueshme për të hyrë dhe për të na dhënë ndihmën dhe forcën që na nevojitet. Kërkoni ndihmë sa herë të keni nevojë. Ne nuk kemi sepse nuk kërkojmë (Jakobi 4:2), prandaj kërkoni, kërkoni dhe kërkoni. Vazhdoni të kërkoni që të merrni dhe gëzimi juaj të jetë i plotë (Gjoni 16:24).
Pjesa e Perëndisë është të na japë hirin dhe Frymën e Tij; pjesa jonë është të kërkojmë ndihmën e Tij dhe të ofrojmë veten tek Ai si enë përmes të cilave Ai të punojë.