Çelësi Për Të Mposhtur Zhgënjimin

Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot. GALATASVE 2:21

Unë e di si duket zhgënjimi sepse kam shpenzuar shumë vite duke jetuar një jetë me zhgënjime. Unë e dija se kush ishte Perëndia, por unë njihja shumë pak për hirin e Tij dhe si të jetoja në një marrëdhënie të ngushtë me Të. Që atëherë kam mësuar se kur zhgënjehem, ndodh pothuajse gjithmonë për shkak se po përpiqem të bëj diçka të ndodhë me forcën time, në vend që të pres që Zoti ta bëjë atë të ndodhë.. Nëse jam e zhgënjyer, është një shenjë që unë jam duke vepruar në mënyrë të pavarur në vend që të pres për hirin e Tij.

A jeni të zhgënjyer? Në marrëdhëniet tuaja? Në karrierën tuaj? Në rrugën tuaj me Perëndinë? A po luftoni me një fushë të personalitetit tuaj që po ju shkakton probleme, apo ka një zakon specifik në jetën tuaj që nuk mund ta hiqni?

Zhgënjimi vjen nga përpjekja për të bërë diçka që nuk mund ta bëni vetë. Perëndia është i Vetmi që mund të bëjë diçka të ndodhi për ju në jetën tuaj. Ju do të ndiheni të zhgënjyer nëse përpiqeni t’i bëni gjërat pa Atë. Por në minutën që ju thoni, “Zot, unë nuk mund ta bëj këtë vetëm, kështu që ta dorëzoj Ty. Unë jam i gatshëm të bëj çdo gjë që Ti më kërkon të bëj, por do të kem nevojë për hirin (fuqinë) Tënd për ta bërë atë” – kur e bëni me sinqeritet atë lutje, do të filloni të shijoni pjesën tjetër të Perëndisë.


Lejoni dhe i besoni Perëndisë që të bëjë atë që vetëm Ai mund të bëjë. Lëreni Zotin të jetë Zot në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon