Çelësi për Vajosjen e Perëndisë

Çelësi për Vajosjen e Perëndisë

“Ky do të jetë për mua një vaj për vajosjen e shenjtë, brez pas brezi. Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu …” (EKSODI 30:31-32)

Unë nuk kam asgjë për t’ju ofruar njerëzve përveç vajosjes (prezencës dhe fuqisë) së Perëndisë që është në jetën time. Unë nuk jam e sofistikuar; nuk këndoj apo të bëj gjëra të tjera që mund të emocionojnë njerëzit. Unë thjesht flas të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Unë ofroj njohurinë biblike për jetësën në fitore dhe bindjen ndaj Perëndisë në mënyra praktike. Unë u them njerëzve si të ndryshojnë që ata të mund të gëzojnë më shumë jetën e tyre dhe u them si të rriten frymërisht. Unë mësoj Fjalën e Perëndisë në mënyra që i ndihmojnë ata në jetën e tyre të përditshme. Me anë të hirit të Perëndisë, kjo shërbesë arrin miliona njerëz nëpër botë, por unë duhet të kem vajosjen e Perëndisë që të bëj atë që Ai më ka thirrur të bëj – ndryshe nuk i vlej askujt. Kam mësuar që unë nuk do ta mbaj vajosjen e Perëndisë, nëse nuk eci në dashuri, sepse Perëndia nuk vajos mishin (dëshirat tona dhe qëndrimet apo sjelljet tona egoiste).

Ne lexojmë në vargun e sotëm që kur vaji i vajosjes derdhej mbi priftërinjtë në Dhiatën e Vjetër, asnjë pikë e tij nuk duhej vendosur në mishin e tyre. Perëndia nuk vajos qeniet mishore. Ne vërtetë duhet të ecim në dashuri sepse ajo ndihmon dhe rrit vajosjen në jetët tona, dhe vajosja është ajo që na fuqizon neve për të bërë çfarë Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Vajosja e Zotit është prania dhe fuqia e Tij dhe kjo na mundëson të bëjmë me lehtësi atë që nuk mund ta realizonim kurrë me asnjë forcë tonën. Ne të gjithë kemi nevojë për vajosjen e Perëndisë. Një person nuk ka nevojë të punojë në të ashtuquajturën punë “shpirtërore” për të patur nevojë për vajosjen e Perëndisë. Na duhet të jemi prindër të mirë, të kemi martesa të suksesshme, të jemi miq të mirë, pra në gjithçka që bëjmë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prezenca dhe fuqia (vajosja) e Perëndisë është ajo që keni nevojë për të qënë të suksesshëm në çdo gjë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon