Çështja e Vërtetë

Çështja e Vërtetë

Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje. (PSALMI 34:14)

Unë mësoj gjithmonë për ndjekjen e paqes ndërsa ndjekim Perëndinë, por dëshiroj të sigurohem që ju të kuptoni se ka një lloj paqeje të rreme dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Për shembull, kur ne kemi një dëshirë të fortë për të bërë diçka, ajo mund të prodhojë një ndjesi paqeje të rreme që në fakt vjen vetëm nga emocionet tona. Ndërsa koha kalon, kjo paqe e rreme zhduket, dhe e vërteta e Perëndisë do të dalë në pah. Për këtë arsye, ne nuk duhet të lëvizim kurrë shumë shpejt për të marrë vendime të rëndësisshme. Pak kohë pritjeje është gjithmonë mënçuri dhe maturi.

Këtu është një shembull. Dikush që Dave dhe unë e duam shumë ishte në nevojë dhe ne dëshironim t’ia plotësonim këtë nevojë. Kjo do t’i jepte atij individi gëzim të madh dhe do të përmbushte një dëshirë të kahershme për atë person. U emocionova dhe shkova te Dave, i cili pranoi që duhet ta ndihmonim. Ne vazhduam planin tonë, por sa më shumë që vazhdonim me të, aq më pak paqe ndjeja. Kjo krijoi një problem sepse ne ishim zotuar ta ndihmonim dhe unë nuk doja ta thyeja fjalën. Nuk e kisha problem t’i thoja se kisha bërë një gabim, por nuk doja të zhgënjeja personin që po priste për ne.

Kaluan disa javë dhe unë vazhdova të lutesha për situatën. Dukshëm, e humba paqen time deri në atë pikë sa shkova tek personi dhe i thashë, “Diçka nuk është siç duhet në planin tonë; unë nuk kam aspak paqe për të.” Për çlirimin tim të madh, personi ndihej njësoj si unë. Unë e kisha lejuar emocionin e krijimit të këtij plani të krijonte një ndjesi paqeje të rreme që u largua me kalimin e kohës.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos merrni vendime serioze pa u siguruar që paqja e vërtetë qëndron brenda jush.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon