Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. FJALËT E URTA 4:23
Zemrat tona përfaqësojnë mendjet tona dhe pjesët tona më të thella. Është e rëndësishme që ne t’i shërbejmë Perëndisë me një zemër të pastër. Një person mund të bëjë gjënë e duhur, dhe sërish të mos e bëjë me një zemër të drejtë. Mbreti Amatsiah ishte një njeri i tillë. Neve na është thënë që ai bëri çdo gjë të drejtë, por zemra e tij nuk ishte e drejtë, prandaj, Perëndia nuk ishte i kënaqur ( 2 Kronikave 25:2).
Të marrësh kohë për të ekzaminuar me vërtetësi motivet tona mund të jetë nuk ushtrim i dhimbshëm, por është shumë i çmuar. T’i shërbesh Perëndisë me gjithë zemër është ajo që na sjell ne më pranë Tij.
Bibla thotë që ne nuk bëjmë vepra të mira për tu parë nga njeriu, as nuk lutemi për të impresionuar të tjerët. Nëse ato që bëjmë i bëjmë në Zotin, atëherë shpërblimi ynë do të vijë me Të.
Merrni kohë në lutje për të parë të gjitha gjërat që bëni dhe kërkojini Perëndisë t’ju zbulojë nëse ka motive të papastra në ju. Nëse ka, atëherë mund të ndryshoni me ndihmën e Perëndisë. Bëni ato që bëni për shkak se besoni vërtet se është vullneti i Perëndisë për ju dhe bëjini për të përlëvduar Atë. Kur veproni kështu, intimiteti juaj dhe miqësia e ngushtë me Perëndinë do të rritet.
Perëndia shqetësohet më shumë për arsyen pse i bëjmë gjërat, sesa për atë që bëjmë. Njerëzit i shohin veprimet tona, por Zoti sheh zemrën tonë!