çfarë është besimi?

…por i drejti (i pakompromentuari) do të rrojë për shkak të besimit të tij. – Habakuk 2:4

Besimi është një fjalë që ne e përdorim shumë, por ndonjëherë e ndërlikojmë shumë. Besim do të thotë “besim absolut.” Fjala gjithashtu lë të kuptohet besnikëri dhe përkushtim.

Besimi nuk është një koncept i ndërlikuar për të cilin duhet të stresohemi. Besimi i pastër në Perëndinë thjesht pranon që mesazhi i vdekjes së Jezusit dhe ringjallja është mëse i vërtetë. Ndodh kur ne themi: “Jo vetëm që bën kuptim për mua, por jam gati të jap jetën për këtë mesazh.”

Bibla thotë se i pakompromentuari do të jetojë për shkak të besimit të tij. Të pakompromentuarit janë ata që janë drejtësuar nga vdekja e Jezus Krishtit në kryq.

Përmes besimit ne jemi drejtësuar dhe Perëndia na trajton si fëmijët e tij shumë të dashur.

Sot, ju inkurajoj të ktheheni në bazat e besimit. Mbani mend që kur vendosni besimin tuaj tek Ai, ju drejtësoheni. Jetoni me besimin tuaj në Perëndinë që ju arrin me krahë hapur dhe plot dashuri, gati për t’ju marrë dhe t’ju dojë ashtu siç jeni.

Lutje

Zot, unë jam shumë falenderues që mund të vendos beismin tim në Ty dhe të jem i pakompromentuar e i drejtësuar. Sot, jetoj me besimin në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon