Çfarë Të Bëjmë Ne?

Çfarë Të Bëjmë Ne?

Të mos lodhemi duke bërë të mirën. Në kohën e duhur do të korrim të korra bekimesh nëse nuk heqim dorë. – Galatasve 6:9

Në botën ku jetojmë, do të kemi të gjithë llojet e problemeve, irritime dhe vështirësive. Kjo është jeta. Duke ditur këtë, çfarë të bëjmë ne? Duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe ngulmues. Me fjalë të tjera, përgjigjja është të mos heqim dorë! Pavarësisht çfarë po ndodh në jetën tonë, fitorja është në refuzimin për të hequr dorë.

Mbani në mendje që në mes sfidash, Fryma e Shenjtë me siguri po bën punën e vet më të mirë në ne. Ai nuk lëvizet nga rrethanat. Nëse ti dhe unë vërtet i besojmë Atij, as ne nuk duhet të lëvizemi nga rrethanat! Ai nuk është në jetët tona vetëm në kohë të mira, por edhe në kohë të vështira.

Ai do të na drejtojë në çdo gjë nëse do të mbahemi aty dhe do të ndjekim Atë. Kjo do të thotë të jesh vigjilent në lutje, të kesh vendosmëri, palëkundshmëri në besim dhe vendosmëri për të qëndruar në Fjalën e Perëndisë dhe në premtimet e Tij për ne.

Sa shumë herë ne mund të devijojmë sepse gjërat po ecin kaq ngadalë. Në fakt, armiku pëlqen ta theksojë këtë! Por mbani mend, në këtë kohë Perëndia mund të jetë duke bërë punën më të mirë në ju. E shikoni, nuk është e gjitha veç për mua dhe ty. Puna e Zotit në ne është përgatitje për punën që Ai do të bëjë përmes nesh!

E di që jeta mund të jetë e vështirë ndonjëherë. Por unë gjithashtu e di që Perëndia do të na ndihmojë të qëndrojmë të palëkundur. Të qëndrojmë me Galatasve 6:9: Të mos lodhemi së bëri të mirën. Në kohën e duhur do të korrim të korra bekimi nëse nuk heqim dorë.

Më lejoni t’ju bëj pyetjen përsëri: Çfarë të bëjme ne? Përgjigjja ime është të mos heqësh dorë kurrë! Cila është përgjigjja juaj?


Lutje

Perëndi, unë besoj që Ti po punon në jetën time, edhe gjatë vështirësive. Unë zgjedh sot të qëndroj i palëkundur dhe të mos heq dorë nga bindja ndaj Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon