Dallimi i Frymërave

Dallimi i Frymërave

një tjetri, të dallojë frymërat [ të folurin e vërtetë nga ai i rremë]. ( 1KORINTASVE 12:10)

Unë besoj që dallimi i frymërave është një dhunti jashtëzakonisht e çmuar, dhe unë ju inkurajoj ta dëshironi atë dhe ta zhvilloni. Disa njerëz thonë që dallimi i frymërave i jep njerëzve njohuri mbinatyrore në sferën frymërore kur Perëndia e lejon këtë. Shumë besojnë që dallimi i frymërave është një dhunti e dhënë që ne të njohim natyrën e vërtetë të një personi ose situate. Bota jonë është plot mashtrim dhe shumë njerëz nuk janë ata që duket se janë. Dhuntia e dallimit të frymërave na ndihmon të shohim përtej maskës që njerëzit shpesh veshin që ne të mund të njohim se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kjo dhunti na ndihmon gjithashtu të ndjejmë e kuptojmë se diçka po shkon mirë ose kur një person ka zemër të mirë.

Deivi dhe unë e kemi parë këtë dhunti shumë herë kur kemi punësuar njerëz në shërbesën tonë. Shumë herë, njerëzit duken të kualifikuar, të aftë , të përkushtuar dhe “të përsosur” për pozicionin e punës për të cilin kanë aplikuar. Më kujtohet një rast specifik kur ne takuam dikë dhe të gjithë ata që u përfshinë menduan se ne duhet ta punësonim atë, por unë kisha një ndjenjë që më trazonte në zemrën time se ne nuk duhet ta bënim këtë gjë.

Fryma e Perëndisë jeton në zemrat tona dhe i flet zemrave tona, jo kokës tonë. Dhuntitë e Tij nuk janë intelektuale ose operative në mendjen tona; ato janë frymërore dhe operojnë në frymën tonë. Ne duhet të ndjekim çfarë ndjejmë në frymën tonë, jo çfarë mendojmë ne mendjet tona. Ja pse Perëndia na jep ne dallim.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mësoni të dalloni dhe mos merrni vendime duke u bazuar vetëm në atë që shikoni apo mendoni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon