sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie. GALATASVE 5:6
Në vend që të përpiqemi kaq fort për të rritur besimin, ne mund të bëhemi të urtë dhe të kalojmë atë kohë dhe ato përpjekje thjesht duke pranuar dashurinë e Perëndisë dhe duke e dashur Atë. Ne do të jemi në gjendje të ecim në besim bazuar në atë që besojmë për dashurinë e Atit.
Galatasve 5:6 thotë që besimi vepron me anë dashurie. Besimi nuk do të funksionojë pa dashuri. Ky varg po na thotë që nëse nuk e dimë se sa shumë na do Perëndia, ne nuk kemi asgjë ku të bazojmë besimin tonë.
Të besosh Perëndinë dhe të ecësh në besim do të thotë të mbështetesh tek Ai për gjithçka. Ju mund ta bëni këtë me dikë që e dini se ju do pakushte. Dashuria e Perëndisë është dhurata e Tij falas për ne, dhe ne thjesht duhet ta pranojmë atë, të jemi mirënjohës dhe ta lejojmë të na sjellë me pranë Tij.
Bibla thotë: “Ne e duam atë sepse Ai na deshi i pari” ( 1 Gjoni 4:19). Kur ju siguroheni në faktin që Perëndia ju deshi i pari, ju me gëzim e doni atë , jeni të gëzuar të jetoni jetën tuaj plotësisht për Të.
Askush në të gjithë botën nuk do ju dojë ndonjëherë ashtu si Perëndia ju do ju.
Besimi bëhet më i fortë dhe vepron më fuqishëm duke e lënë Perëndinë t’ju dojë.