Dashuria Është e Durueshme

Dashuria është e durueshme; 1 KORINTASVE 13:4

Bota Sot është e mbushur me njerëz të paduruar. Duket që secili është në nxitim. Nivelet e stresit janë shumë të larta, dhe presioni nën të cilin ne jetojmë shpesh provokon padurimin. Të krishterët përballen me të njëjtat presione si kushdo tjetër dhe ne shpesh jemi po aq të paduruar si bota, por nuk duhet të jemi të tillë.

Bibla na mëson që dashuria është e durueshme. Sa më shumë të mësojnë të marrim dashurinë e Perëndisë, ta duam Atë dhe të duam ata që kemi përreth, aq më të duruar ne bëhemi. Ky durim na ndihmon të jetojmë në paqe. Ne nuk jemi gjithmonë me nxitim. Ne marrim kohë të presim në Perëndinë dhe të miqësohemi me Të. Prej dashurisë së Tij, Perëndia është i durueshëm me ne dhe ne mund të jemi të tillë me njerëzit e tjerë.

Kur jeta juaj shënjohet nga dashuria, jo vetëm do të jeni të duruar me njerëzit e tjerë, ju do të jeni të durueshëm me veten tuaj. Kur bëni gabime, në vend që të jeni të inatosur me veten për to, ju do të pendoheni dhe të qëndroni në paqe. Ju do të kuptoni që Perëndia është duke punuar për t’i korrigjuar ato gjëra në jetën tuaj, dhe ju me durim do t’i besoni Atij ndërsa ai bën punën e Tij.

Durimi është një virtyt i mrekullueshëm që mund të zhvillohet në jetën tuaj por çelësi është t’i afroheni sa më pranë Perëndisë duke i besuar Atij çdo ditë të jetës tuaj. Sa më pranë të jeni me Zotin, aq më e lehtë do të jetë për të larguar shqetësimet e botës. Ju do të gjeni një sens të ri qetësie dhe paqe të sigurte sepse Perëndia është në qendër të jetës tuaj.


Kur mësoni të përgjigjeni me durim në të gjitha llojet e sprovave, do ta gjeni veten duke jetuar një jetë cilësore jo vetëm që ka durim, por shijohet plotësisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon