Dashuria Nuk Ka Smirë As Xhelozi

Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 1 KORINTASVE 13:4

Bibla na thotë që dashuria nuk ka smirë ose xhelozi, por xhelozia është një gjë e vogël që lehtësisht mund të hyjë në jetën tonë nëse nuk jemi të kujdesshëm. Unë kam zbuluar se mënyra më e mirë për të mposhtur xhelozinë ose smirën është ta pranosh atë. Kur ju filloni të ndiheni xhelozë, jini të ndershëm me Perëndinë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të jetoni të lirë prej saj.

Më duhet ta pranoj, se ashtu si shumica e njerëzve, unë jam përballur me xhelozinë shumë herë në jetën time. Ka ditë ku unë kam dëgjuar për një bekim që dikush ka marrë dhe kam menduar Po mua kur do më ndodhë? Por kam mësuar që kur mendime të tilla hyjnë në mendjen tonë, unë duhet ta hap menjëherë gojën time dhe të them: “ Unë jam e lumtur për atë person dhe refuzoj të kem smirë.”

Një shenjë e pjekurisë shpirtërore, i të jetuarit në miqësi të ngushtë me Perëndinë, është të zgjedhim të bekojmë të tjerët dhe të mos kemi frikë se ata do të jenë përpara nesh. Ne mund të zgjedhim të mos kemi smirë pamjen e askujt, zotërimet, arsimin, pozicionin social, statusin martesor, dhuntitë, talentet, punën ose asgjë tjetër sepse kjo mund të pengojë bekimin tonë.


Jini të sigurt në dhuntitë dhe talentet që keni. Perëndia ju ka dhënë juve gjithçka që keni nevojë për të përmbushur thirrjen e Tij në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon