Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër. FILIPIANËVE 4:5
Dashuria është një veprim bujarie, vetëmohuese. Një person egoist pret që të gjithë të jenë ashtu siç ai dëshiron dhe të pëlqejë çdo gjë që ai pëlqen, por dashuria respekton ndryshimin e njerëzve të tjerë.
Respektimi i të drejtave individuale është shumë i rëndësishëm. Nëse Perëndia do të dëshironte që ne të ishim të gjithë njësoj, Ai nuk do të na jepte ne gjurmë gishtash të ndryshme!
Ne të gjithë kemi aftësi të ndryshme, pëlqime dhe mospëlqime të ndryshme, qëllime të ndryshme në jetë, motivime të ndryshme dhe lista vazhdon. Ne dukemi ndryshe, ne kemi forma dhe përmasa të ndryshme, secili prej nesh jemi unik.
Dashuria me respekt i liron të tjerët të jenë ata që janë krijuar për të qenë. Liria është një nga dhuratat më të mëdha që mund të japim. Ishte ajo që Jezusi erdhi për të na dhënë, dhe kjo është ajo që dashuria na lejon t’u japim të tjerëve.
Dashuria e Perëndisë për ne është pakushte, dhe ne duhet të mësojmë t’i duam të tjerët në të njëjtën mënyrë. Jini bujarë me mëshirën dhe gjithmonë besoni më të mirën.
Dashuria pakushte i do njerëzit egoistë, u jep bujarisht koprracëve, dhe vazhdimisht bekon njerëzit mosvlerësues.