Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij. 1 GJONI 4:9
Për shumë njerëz, nëse do të pyeten : “ A je një person i dashur?” , ata me vërtetësi do të mendonin: Jo, nuk jam.
Unë e di që kjo është e vërtetë sepse mendoja që unë nuk isha e dashur përpara se të kuptoja natyrën e vërtetë të dashurisë së Perëndisë dhe arsyen e Tij për të më dashur mua. Kuptimi i pasaktë i vlerës time si një fëmijë i Perëndisë ndikoi mënyrën se si unë trajtoja të tjerët. Unë isha e paduruar me njerëzit, legaliste dhe e ashpër, gjykuese, e pasjellshme, egoiste dhe mosfalëse.
Një thyerje erdhi në jetën time kur Perëndia filloi të më tregonte që unë nuk kisha dashuri për të tjerët sepse kurrë nuk e kisha marrë dashurinë që Ai kishte për mua. Po, unë kisha pranuar mësimet e Biblës që Perëndia më donte, por nuk e kisha përqafuar atë dhe nuk e kisha marrë si një realitet në zemrën time.
E vërteta është se është kënaqësi për Perëndinë të na dojë ne. Ndërsa ju e kuptoni që jeni të dashur nga Perëndia, jo për shkak të ndonjë gjëje që keni apo nuk keni bërë, atëherë ju mund të ndaloni përpjekjet për të merituar dashurinë e Tij ose për të fituar dashurinë e Tij dhe thjesht pranojeni atë dhe shijojeni. Ky është një hap themelor për të jetuar në një marrëdhënie të ngushtë me Atin.
Thoni me zë të lartë dhjetë herë çdo ditë, “ ZOTI MË DO MUA!”