Dëgjo Me Anë Të Frymës Tënde

Dëgjo Me Anë Të Frymës Tënde

Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që unë po ju them janë frymë dhe janë jetë. (Gjoni 6:63)

Ndonjëherë mendja, vullneti apo emocionet tona ndërhyjnë me aftësinë tonë për të dëgjuar zërin e Perëndisë. Kur përpiqemi ta dëgjojmë dhe t’i bindemi Perëndisë, mendime negative mund të na bombardojnë deri në atë pikë sa të duam të dorëzohemi. Por nëse e heshtim mendjen dhe shohim se çfarë gjendet në zemrat tona, Perëndia ka për të na konfirmuar atë që ka qenë duke na thënë. Ne do ta kuptojmë përgjigjen e Tij me paqe dhe sigurinë që nga thellësia e zemrës sonë, ku qëndron Fryma e Shenjtë.

Një herë kur sapo kisha mbaruar një takim, për të cilin kisha punuar fort që të sigurohesha se do t’i ndihmonte njerëzit që erdhën. Edhe pse u duk se të gjithë e shijuan, një zë në kokën time më thoshte, “Askush nuk u bekua dhe shumica e tyre do donin të mos kishin ardhur.”

U ndjeva mjerisht e dështuar, gjë që e dija se nuk ishte vullneti i Perëndisë për mua, ndaj heshta dhe rash në qetësi e kërkova të dëgjoja se çfarë do të më thoshte Fryma e Shenjtë. Menjëherë dëgjova një zë të ulët e të qetë, njohurinë e brendshme që më tha, “Nëse njerëzit nuk do donin të ishin këtu, nuk do të kishin ardhur. Nëse nuk po e shijonin, mund të ishin larguar. Ta dhashë Unë mesazhin, dhe unë kurrë nuk i jap dikujt gjëra të këqija për të predikuar, ndaj mos e lejo Satanin të të vjedhë gëzimin e punës tënde.” Nëse nuk do ta kisha dëgjuar këtë, do vazhdoja në mjerim, por fjala e Perëndisë më solli jetë.

Ne dëgjojmë prej Perëndisë përmes frymës sonë, jo mendjes. Mbaje mend këtë, dhe gjithmonë gjej kohë të ndalosh dhe ta pyesësh Perëndinë se çfarë po të thotë në të vërtetë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fjala e Perëndisë gjithmonë sjellë jetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon