Dëshira Më E Madhe E Perëndisë

Dëshira Më E Madhe E Perëndisë

Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë e do të lindë një djalë, dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: “Perëndia me ne”. (MATEU 1:23)

Jezusi erdhi në botë që ne të mund të shpengoheshim nga mëkatet tona, të njihnim Perëndinë dhe të përjetojmë më të mirën prej Tij në jetën tonë. Ai dëshiron të ketë një miqësi të ngushtë me ne dhe të jetë i ftuar në gjithçka tonën. Kjo është arsyeja pse një nga emrat e Perëndisë, Emanuel, do të thotë “Perëndia me ne.” Ai dëshiron të jetë me ne, i përfshirë në mënyrë të ngushtë në jetën tonë. Ai dëshiron që ne ta njohim zërin e Tij dhe ta ndjekim Atë.

Vullneti i Perëndisë është që ne të dëgjojmë qartësisht prej Tij. Ai nuk dëshiron që ne të jetojmë në konfuzion dhe frikë. Ne duhet të jemi të vendosur, të sigurte dhe të lirë. Ai dëshiron që secili prej nesh të përmbushë thirrjen tonë dhe të ecim në plotësinë e planin të Tij për ne.

Po, ne mund të dëgjojmë nga Perëndia në një mënyrë personale, intime. Thellësia e marrëdhënies tonë personale me Perëndinë bazohet tek komunikimi intim me Të. Ai na flet ne që ne të jemi të udhëhequr, të rifreskuar, të restauruar, dhe të ripërtërirë rregullisht.

Hapi i parë drejt dëgjimit të dikujt, duke përfshirë edhe Perëndinë, është vëmendja. Drejtojini veshët tuaj drejt Tij dhe qëndroni në qetësi. Ai do t’ju flasë për t’ju treguar se ju do. Zoti dëshiron të plotësojë nevojat tuaja dhe të bëjë më shumë se sa mund të imagjinoni ndonjëherë (shih Efesianëve 3:20). Ai kurrë nuk do t’ju lerë dhe kurrë nuk do t’ju braktisë ( shih Hebrenjve 13:5). Dëgjojeni me vëmendje dhe ndiqeni Atë në të gjitha ditët e jetës tuaj.

Ti i përket Perëndisë; ti je një prej deleve të Tij, dhe delja e njeh zërin e bariut – ato nuk e ndjekin zërin e një të huaji ( shih Gjoni 10:14-15). Ju mund të dëgjoni nga Perëndia; është pjesë e trashëgimisë tuaj si të krishterë. Mos besoni kurrë ndryshe!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dhurata e Perëndisë për ju është një jetë e re e mbushur me drejtësi, paqe, gëzim dhe miqësi të ngushtë me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon