Dhuntia e Gjuhëve

Dhuntia e Gjuhëve

Dikujt, pra, i jepet… larmi gjuhësh [të panjohura] (1 KORINTASVE 12:8,10)

Besimtarët në disa segmente të trupit të Krishtit janë të njohur për operimin në dhuntitë e Frymës ndoshta më shumë se sa sfondet e tjera frymërore. Disa grupe kishash mësojnë mbi pagëzimin dhe dhuntitë e Frymës rregullisht dhe shohin veprimin e dhuntive vazhdimisht, ndërsa disa nuk mësojnë mbi to, madje as nuk besojnë se janë të vlefshme për të krishterët sot. Dhuntitë janë qartësisht pjesë e Shkrimit dhe duhet të studiohen dhe kërkohen nga çdo besimtar në Jezus Krishtin.

Të folurit në gjuhë është e folur në një gjuhë frymërore, që Perëndia e kupton por folësi dhe të tjerët jo. Është e dobishme për lutje private dhe për bashkësinë me Perëndinë dhe është përfituese në mjedise të përbashkëta, por duhet të shoqërohet me dhuntinë frymërore të interpretimit ( shih 1 Korintasve 14:2, 27-28).

Injorimi i dhuntive të Frymës mund të t’i mbyllë derën teprimeve dhe abuzimeve me këto dhunti që ka raste të ndodhin, por gjithashtu i mbyll derën bekimeve të panumërta që njerëzit kanë dëshpërimisht nevojë në jetën e tyre të përditshme.

Më duhet të them ashtu siç Pali tha tek 1 Korintasve 14:18 që unë jam i gëzuar të flas në gjuhë dhe falënderoj Perëndinë për këtë dhunti. Unë flas në gjuhë shumë sepse më forcon mua frymërisht, rrit marrëdhënien time personale me Perëndinë, dhe më mundëson të dëgjoj zërin e Tij më qartë.

Qartësisht, Pali foli në gjuhë. Të 120 dishepujt të cilët u mbushën me Frymën e Shenjtë në Ditën e Rrëshajëve të gjithë folën në gjuhë. Besimtarë të tjerë që kanë marrë pagëzimin me Frymën e Shenjtë siç është regjistruar tek libri i Veprave folën në gjuhë. Pse ti dhe unë nuk duhet të operojmë në këtë dhunti të Frymës?


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jini të hapur ndaj dhuntive të Frymës së Shenjtë dhe kurrë mos mbani një mendje të mbyllur për të mësuar gjëra të reja.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon