Dhuntitë e Frymës së Shenjtë

Dhuntitë e Frymës së Shenjtë

Edhe për sa u përket dhuntive frymërore (dhurimi i veçantë i energjisë mbinatyrore), o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur. (1 KORINTASVE 12:1)

Shumë herë është shkruar rreth dhuntive të Frymës së Shenjtë përgjatë historisë së krishterimit. Bibla vetë na mëson rëndësinë e dhuntive të Frymës dhe rëndësinë e të mos qenit të paditur ndaj tyre. Megjithatë, pavarësisht informacionit të disponueshëm sot për këtë temë, shumë njerëz janë plotësisht të paditur ndaj këtyre dhuntive. Unë, për shembull, frekuentova kishën për shumë vite dhe kurrë nuk dëgjova asnjë predikim apo mësim të çfarëdo lloji mbi dhuratat e Frymës. Unë as nuk e dija se çfarë ishin, aq më pak që ishin në dispozicion për mua.

Ka shumë lloje të “dhuntive” ose “dhuratave”, siç quhen në versionin e Biblës së Amplifikuar, e cila gjithashtu i referohet atyre si “fuqi të jashtëzakonshme që dallojnë disa të krishterë” ( 1 Korintasve 12:4) Dhuratat ndryshojnë, por të gjitha janë nga i njëjti Frymë e Shenjtë. Kur e lëmë Zotin të na udhëheqë në përdorimin e këtyre dhuntive, ato i shtojnë një dimension të mrekullueshëm fuqie jetës sonë. Letra e Parë e Korintasve 12:8–10 rendit dhuratat si: fjalë urtësie, fjalë njohurie, besimi, dhuntitë e shërimeve, pushtet për të kryer mrekulli të fuqishme, profeci, dallimi i frymërave, larmi ( lloje të ndryshme) gjuhësh, dhe interpretimi i gjuhëve.

Këto janë të gjitha aftësitë, dhuratat, arritjet dhe dhuntitë e fuqisë mbinatyrore me anë të të cilave besimtarit i mundësohet të realizojë diçka përtej të zakonshmes dhe ato janë të disponueshme për të gjithë besimtarët. Ne nuk mund të imponojmë funksionimin e ndonjë dhuntie shpirtërore. Ne duhet t’i dëshirojmë me zell të gjitha dhuratat, por Fryma e Shenjtë zgjedh kur dhe nëpërmjet kujt të veprojnë ato. Kërkoni dhe prisni udhëheqjen e Perëndisë në lidhje me dhuntitë e Frymës.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti nuk duhet të jetosh në dobësi sepse fuqia e Perëndisë është e vlefshme për ty sot dhe çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon