Drejtësia Sociale

Drejtësia Sociale

Ai u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, e do të huajin apo banorin e përkohshëm dhe i jep bukë dhe veshje. – Ligji i Përtërirë 10:18

Është thjesht e gabuar të shohim apo dëgjojmë për dikë në nevojë dhe të mos bëjmë asgjë. Më lejoni ta shpjegoj…

Pak kohë më parë, Zoti më zbuloi për ndjenjën e Tij të fuqishme. Ai dëshironte që unë të punoja për drejtësi për të shtypurin. Është pjesë e thirrjes së Tij për të gjithë në trupin e Krishtit.

Që prej kohës kur Ai dha ligjin në kohën e Dhjatës së Vjetër Ai ka qenë duke kërkuar për njerëz që të ndihmojnë jetimët, të vejat, të shtypurit, të varfërit, të vetmuarit dhe të harruarit. Duke folur përmes Moisiut, Ai tha: “Mos mundo asnjë grua të ve, as ndonjë jetim” (Eksodi 22:22). Perëndia nuk ka ndasi: Ai u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, e do të huajin apo banorin e përkohshëm dhe i jep bukë dhe veshje (Ligji i Përtërirë 10:18). Perëndia u tha njerëzve se nëse ata ushqejnë të huajt, të vejat dhe jetimët, Ai do të bekonte punën e duarve të tyre (shih Ligji i Përtërirë 14:29).

Sot disa nga njerëzit më të vetmuar dhe të harruar janë vajzat që janë detyruar të ushtrojnë prostitucion për të mbijetuar, fëmijët jetimë, prindërit e të cilëve kanë ndërruar jetë për shkak të AIDS, të burgosurit që i kalojnë ditët të vetmuar në qelinë e tyre, të pastrehët që jetojnë në rrugë…ka plot njerëz në nevojë jashtë.

Kjo mund të duket dërrmuese dhe ju mund jeni duke menduar: “Çfarë mund të bëj për këtë?” Perëndia më ka mësuar që ndërsa unë nuk mund të zgjidh gjithçka, nëse unë lehtësoj vuajtjen e një personi, të paktën, unë jam duke bërë një ndryshim.

Ju lutem, mos mendoni se ajo që keni për të dhënë nuk është mjaftueshëm. I lënduari, i thyeri, i urituri dhe i pastrehu janë rreth e rrotull. Do t’i ndihmoni ata sot?


Lutje

Zot, është e qartë që Ti kujdesesh për të ndihmuar ata që janë të varfër dhe të vetmuar. Më jep zemrën Tënde për drejtësi dhe më trego të lënduarin dhe të thyerin që ti do që unë t’i ndihmoj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon