Duke arritur të tjerët

duke arritur të tjerët

Në rast se plotëson nevojat e të uriturit dhe ngop shpirtin e pikëlluar, atëherë drita jote do të lindë nga terri dhe terri yt do të jetë si mesdita. – Isaia 58:10

Perëndia është pasionant për të ndihmuar njerëzit që janë të lënduar dhe në nevojë. Përgjatë viteve, ndërsa jam afruar më tepër me Të dhe dashuria ime për Të është rritur, jam bërë më e vendosur të jetoj çdo ditë në një mënyrë që do të lehtësojë jetën e dikujt tjetër. Pasioni i Perëndisë, është bërë pasioni im.

Të arrijmë të tjerët nuk thjesht një fjalë goje. Duhet të jetë përparësia numër një e jetës së krishterë.

Kërkon vendosmëri dhe përkushtim për të ndihmuar të tjerët, Perëndia do që të jetojmë kështu. Perëndia thotë që kur vërtetë jepni dhe e derdhni veten tek të tjerët, Ai do t’ju përdorë. Drita juaj do të lindë nga terri dhe terri juaj do të jetë si mesdita (Isaia 58:10).

Nëse përtej situatës tuaj, arrini të tjerët dhe u sillni dashurinë e Perëndisë, paqja dhe gëzimi juaj do të rritet, duke i bërë sfidat tuaja të veniten. Do të përjetoni kënaqësinë e mrekullueshme të ndryshimit të bërë.

Pra, mendoni këtë: A keni nevojë të rregulloni përparësitë tuaja për ta bërë pasionin e Perëndisë, pasionin tuaj? Kërkojini Atij t’ju tregojë si mund të arrini të tjerët dhe t’u sillni dritën dhe dashurinë e Tij atyre që kanë nevojë më shumë.


Lutje

Zot, unë dua që pasioni Yt të jetë pasioni im. Më trego si të përshtas përparësitë e mia dhe të arrij të tjerët me mënyrën që Ti do.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon