Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij. PSALMI 42:5
Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të dekurajuar, nuk jeni vetëm. Edhe Davidi u ndje i tillë. Por Davidi nuk e lejoi dekurajimin ta mbante atë poshtë. Kur ndihej në atë mënyrë, Davidi e vendosi shpresën e Tij tek Perëndia dhe priti për Të, duke e lavdëruar Atë si Ndihmuesin e tij dhe Perëndinë e Tij.
Për të kapërcyer ndjenjat dhe emocionet e tij të dëshpëruara, Davidi e vendosi fokusin e Tij tek Perëndia, duke e lavdëruar Atë për veprat e Tij të mrekullueshme dhe bëmat e mëdha. Davidi zgjodhi të fokusohej tek Perëndia dhe jo tek problemet e tij.
Davidi e dinte që nëse ai fokusohej tek gjërat negative, do të ishte e lehtë të dëshpërohej dhe të humbiste shpresën. Ja pse ai zgjodhi të inkurajonte veten rregullisht dhe të forcohej në Zotin (1 Samueli 30: 6) Kur ne e gjejmë veten në situata dekurajuese, ne mund të zgjedhim shembullin e Davidit dhe të presim me padurim Zotin, duke e lavdëruar Atë pavarësisht se si duken rrethanat rreth nesh. Sa më pranë të jeni me Perëndinë, aq më e lehtë është të gjeni strehë tek Ai. Në vend që të t’i dorëzohemi mërzitjes dhe dekurajimit, ne mund ta vendosim besimin
tonë në Zotin dhe t’i besojmë Ati për çlirimin tonë.
Zoti na mbulon dhe na mbron.
Ai lufton betejat tona për ne kur ne e lavdërojmë Atë( 2 Kronikave 20:17, 20-21)